Drejtoresha Amella Cana numëron sukseset! (FOTO)


Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare për Stomatologji në Spitalin Shtetëror në Shkup, d-r Amella Cana ka raportuar se vetëm për 6 muaj ka raelizuar shumë projekte kapitale, në të mirë të personelit mjekësor dhe pacientëve.

Drejtoresha e këtij institucioni mes tjerash njofton se, që nga marrja e detyrës, punon pandërerë për përmirësimin e kushteve.

Cana shkruan:

Sukseset tona gjatë gjashtëmujorit të parë:

➢ Detyra jonë parësore ishte që sërisht të mundësojmë shërbimet dentare për fëmijët me nevoja të posaçme. Për këtë qëllim, aparati i ri për anestezion dhe reanimacion në Klinikën e Stomatologjisë së fëmijëve u vu në funksion, si lloj i vetëm i shërbimit shëndetësor në vend,
➢ Është bërë renovimi i plotë i repartit të RTG-së,
➢ Riparimi i Klinikës së protetikës dhe Klinikës për patologjisë dentare,
➢ Furnizimi me karrige të reja anatomike për punonjësit e laboratorit të dhëmbëve mobile dhe fikse,
➢ Riparimi i karrigeve egzistuese dhe furnizimi i karrigeve të reja në dhomat e pritjes së pacietëve,
➢ Klimatizimi i dhomave të punës dhe sallave,
➢ Pastrimi dhe rregullimi i oborrit, si dhe kujdesi i vazhdueshëm për kryerjen e obligimeve aktuale janë vetëm një pjesë e planeve të realizuara të ekipit të ekspertëve të institucionit.
Krahas sublimimit të punës së bërë, ne bëjmë plane për pranimin dhe realizimin e ideve të bashkëpunëtorëve tanë dhe vazhdojmë të punojmë së bashku për të ngritur standardet e kushteve të punës dhe ambient të këndshëm për pacientët tanë!

Baby Boo