Drejtësia do të vonohet ende për Grupin e Kumanovës , paraqitet një problem i ri!


Me shqiptimin e dënimeve drakonike nga Gjykata Themelore në Shkup, nuk kanë përfunduar hallet e pjesëtarëve të ashtuquajturit “Grup i Kumanovës”. Një problem i ri është paraqitur për ta, i cili të ju marrë shumë kohë deri në dëshmimin se dënimet e shqiptuara kundër tyre janë të padrejta dhe drakonike.

Avokati Naser Raufi thotë se edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga shqiptimi i dënimit në shkallë të parë, deri tani nuk është përkthyer as gjysma e aktvendimit të gjykatës për dënimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Aktvendimi duhet të përkthehet nga maqedonishtja në gjuhën shqipe. Sipas Raufit, vonesa e kësaj procedure është pengesë që mbrojtja ta ankimojë vendimin deri në Gjykatën e Apelit, ku shpreson se do të tregohet më shumë sens për dëshmitë e prezantuara nga mbrojtja dhe do të shfuqizohen dënimet e shqiptuara.

Mbrojtja nuk dëshiron të komentojë nëse bëhet fjalë për vonesë të qëllimshme, por megjithatë paralajmëron se po humbet shumë kohë pa nevojë.

“Vetëm mund të them se me këtë dinamikë që po punohet, do të kalojnë edhe shumë muaj dhe vendimi nuk do të përkthehet”, thekson Raufi në deklaratën e tij për Gazetën Lajm.

Siç marrim vesh, për momentin aktvendimin është duke e përkthyer vetëm një përkthyes. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për vendim voluminoz është e kuptueshme se vonesa do të zgjasë edhe shumë kohë. Kurse me çdo ditë të kaluar, vonohet edhe shpresa e të dënuarve se në nivel të Gjykatës së Apelit sa më shpejtë drejtësia do të vijë në vend dhe se do të shfuqizohet dënimi me të cilin pjesëtarët e këtij grupi janë dënuar me dënim më të madh se që janë dënuar nga Tribunali i Hagës gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime lufte në ish Jugosllavi, thonë nga ekipi mbrojtës.

Asnjë polic që torturoi pjesëtarët e Grupit të Kumanovës nuk ka dhënë përgjegjësi

Ndërkohë Gazeta Lajm ka sjellë edhe një tjetër fakt tronditës që ka të bëjë me padrejtësinë ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Asnjë polic i dyshuar për torturimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nuk është dënuar deri më tani. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që kur pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kanë njoftuar avokatët dhe opinionin se ndaj tyre ushtrohet dhunë sistematike gjatë sjelljes në gjykatë dhe kthimit në burg, deri sot nuk ka asnjë dënim lidhur me këtë sjellje.

“Jo që nuk janë dënuar, por nuk është ngritur as aktakuzë ndaj ndonjërit prej tyre”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i disa prej të arrestuarëve, Naser Raufi, duke shprehur revoltë ndaj mungesës së sanksioneve për policët dhe gardianët e akuzuar.

Torturimi i pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës edhe sivjet përmendet në Raportin vjetor për të drejtat e njeriut të State Departamentit Amerikan.

“Në korrik të vitit 2016, gjashtë nga 37 personat e arrestuar nën akuzën për pjesëmarrje në konfliktin e vitit 2015 me policinë në Kumanovë ku 18 persona mbetën të vdekur, kanë kërkuar nga gjykata të ju mundësohet asistencë mjekësore, pasi janë ankuar nga brutaliteti policor gjatë transportimit të tyre nga burgu në gjykatë. Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar prolongim të procesit, duke pretenduar se “Tortura ndaj të arrestuarve është evidente dhe ka ndodhur që nga dita e parë kur janë arrestuar deri në seancën e fundit”.

Gjykata i informoi avokatët e të dyshuarve se raportet mjekësore kanë konfirmuar dhunën fizike të ushtruar ndaj dy të arrestuarve dhe ka vërejtur lëndime minore. Ish ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, ka thënë hetimet nuk kanë gjetur gjurmë të torturës dhe nuk janë marrë masa kundër policëve dhe gardianëve të akuzuar, përkundër ankesave të përsëritura dhe thirrjet që të ndërmerren masa nga këshilli mbrojtës dhe ombudsmani. Në dhjetor të vitit 2016 Ministria e brendshme njoftoi se do të rihapen hetime.

Deri në shtator, 14 policë dhe një gardian kanë qenë nën hetime për keqpërdorimet e përmendura. Në tetor ombudsmani konfirmoi akuzat e kryera nga të punësuarit e Ministrisë së Brendshme në rastin e transportimit të arrestuarve në gjykatë. Hetimet kanë vazhduar edhe lidhur me ankesat e njërit prej të arrestuarve se një pjesëtar i njësitit policor ‘Tigrat’ e ka dhunuar seksualisht”, thuhet në raportin vjetor të State Departamentit Amerikan.

Ja lista e të dënuarëve në rastin “Lagja e Trimave”
Gjykata Penale më 2 nëntor ka dënuar me burg të përjetshëm 7 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, 13 u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski
Personat e dënuar me burg të përjetshëm
Andi Krasniqi – Malisheva
Demë Shehu
Fadil Fejzullahu
Nasuf Zeqiri
Valdet Zekaj
Beg Bajra
Fejzulla Rushitovski
Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj
Personat e dënuar me nga 40 vjet burg
Sami Ukshini – Sokoli
Esat Kafegjolli
Adrian Bujari
Shefqet Hallaqi
Enver Hoxha-Kllajn
Bajram Elshani
Nexhmedin Lika
Rufki Dogani
Betim Kabashi
Lirim Krasniqi
Sevdail Miftari
Fatmir Reçica
Genti Sefaj
Me nga 20 vjet u dënuan Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Lendrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi dhe Kenan Iseini.
Personat e dënuar me nga 20 vjet burg
Fadil Elshani
Lirim Demiri
Hajrush Abdia
Lendrit Rrustemaj
Mirsad Qerimi
Kenan Iseini
Me 18 vjet burg u dënua Ragmi Latifi ndërsa me nga 14 vjet burg u dënuan Irfan Lutfiu dhe Sadudin Abdullahu. Me nga 13 vjet u dënuan Arsim Bajrami dhe Elham Arifi. Ndërsa me nga 12 vjet u dënuan Musa Pajaziti dhe Ebib Alimi.
Personat e dënuar
Ragmi Latifi, 18 vjet burg
Irfan Lutfiu, 14 vjet burg
Sadudin Abdullahu 14 vjet burg
Arsim Bajrami 13 vjet
Elham Arifi 13 vjet
Musadik Pajaziti 12 vjet
Ebib Alimi 12 vjet
Në mungesë të dëshmive gjykata liroi nga të gjitha akuzat katër persona
Personat e liruar
Ibrahim Murtezani
Besnik Bajrami
Besnik Ajdini
Fazli Osmani

Baby Boo