Dramë në Kumanovë! I vdiq bija në aksident – babai paguan dy persona për të vrarë shoferin dhe dy persona të tjerë, për hakmarrje!


Prokuroria Publike Themelore e Kumanovës ka ngritur aktakuzë kundër 57-vjeçarit nga Kumanova për kryerjen e veprës penale “vrasje” nga Kodi Penal. Siç njofton Prokuroria Publike Themelore, i akuzuari ngarkohet se me pretendim ka nxitur dy të dëmtuar që të privojnë nga jeta – vrasin tre persona. Nxitjen e ka kryer për shkak të urrejtjes për vdekjen e bijës së tij, e cila ka vdekur në aksident trafiku me veturë si bashkudhëtare. Vrasjen të cilën e ka porositur i akuzuari, duhej të kryhej ndaj dy personave të cilët në momentin e fatkeqësisë kanë qenë bashkë me bijën e tij në veturë, si shofer dhe si bashkëudhëtar, si dhe ndaj babait të shoferit.

“I akuzuari që të kryejë veprën, ka shfrytëzuar borxhin paraprak me para të cilin ai ia ka huazuar më parë njërit nga të denoncuarit, i dëmtuar në rast. Gjegjësisht, i akuzuari ia ka huazuar 50.000 euro të dëmtuarit, për të cilën vlerë në vazhdimësi ka shtuar kamatë, me çka borxhi është rritur në 80.000 euro. Duke shfrytëzuar faktin se i dëmtuari ia ka borxh aq para, i akuzuari gjatë periudhës prill – gusht 2021, në vende të ndryshme të Kumanovës, të dëmtuarit dhe më pas edhe një personi tjetër, gjithashtu i dëmtuar, u ka propozuar që në vend të kthimit të borxhit prej 80.000 euro, borxhin t’ua fal dhe njëkohësisht t’ua japë 40.000 euro. Në kthim të saj, ka kërkuar nga të dëmtuarit t’ua marrin jetën tre personave. Pasi ka parë që nuk ndërrojnë mendje nga oferta, i akuzuari në disa raste, përskaj mjeteve të ofruara për t’i kryer vrasjet e kërkuara, ka filluar që t’i kërcënojë të dëmtuarit për jetë të tyre dhe të familjarëve të tyre. Të dëmtuarit kanë refuzuar të kryejnë vrasjen dhe rastin e kanë paraqitur në polici“, qëndron në njoftim.

Bashkë me aktakuzën, prokurori publik deri te gjykata përkatëse ka parashtruar edhe kërkesë për shqiptim të masës së paraburgimit. Këtë kërkesë e bazon në atë që rrethanat për të cilat shqiptohet kjo masë, ende janë të pranishme.

Baby Boo