Dramë dashurie në Çair , djaloshi 22 vjeçar kidnapon ish të dashurën 27 vjeçare.


27 vjeçarja me iniciale A.D. e ka paraqitur në polici ishte dashurin e saj, duke e akuzuar për kidnapim dhe sulm. Drama ka ndodhur të dielën, shkruan Fokus. A.D. ka pritur autobus në stacionin e autobusëve të qytetit në Bit Pazar kur është kidnapuar nga ish i dashuri i saj 22 vjeçar me iniciale F.Q., transmeton Gazeta Lajm.
“Deri sa ka qenë në stacionin e autobusit në Bit Pazar, ai e ka thirr të futet në veturën e tij, kurse më pas ka dalë nga vetura dhe me dhunë e ka futur brenda me qëllim që të flasin për shkaqet për lidhjen e ndërprerë të dashurisë. Më pas janë nisur drejt parkut ‘Gazi Babë’ ku e ka sulmuar fizikisht. Ai i ka marrë dokumentet personale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, e më pas e ka takuar sërish dhe e ka dërguar me veturë te pompa e benzinës ku ka kërkuar ndihmë nga të punësuarit. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Baby Boo