Drama e ish-futbollistit të Liverpoolit: A do të vdes nesër?


Jose Enrique ka zbuluar se ai ka frikë se do të ndahet nga jeta, teksa ish-mbrojtësi i Liverpoolit po vazhdon betejën me kancerin.

“Edhe pse doktori më ka thënë të mos shqetësohem, sepse mund ta mposhtim tumorin, unë jam bërë mosbesues dhe pyes veten: a do të vdes nesër?”, tha 32 vjecari duke folur për “BBC Sportsworld”

Spanjolli iu nënshtrua një operacioni më maj, pasi u diagnostiku me një kancer të rrallë në mushkri dhe tani ka nisur betejën për të mposhtur sëmundjen.

Enrique ka luajtur 127 ndeshje me Newcastle dhe 99 me Liverpool, teksa në fillim të vitit deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Baby Boo