Drama e familjare, bashkëshortja me urdhër mbrojtje për dhu*në si i dha fund jetës 38-vjeçari


Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier ku brenda një makine u gjet i vetëvr*arë Betim Kastrati 38-vjeç.

Sipas policisë 38-vjeçari ka qëlluar veten me ar*më zja*rri duke gjetur vde*kjen e menjëhershme në vendin e quajtur Kolonjë.

Betim Kastrati punonte në portin e Durrësit. Kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit. 38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur . Burime për ABC bëjnë të ditur se 38-vjeçari shpesh herë kishte ushtruar dhu*në në familje. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.

Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vra*sje të mundshme por sipas policisë Kastrati kishte vrarë veten në kushtet e depresionit.

Baby Boo