Dr.Ylber Isufi: Gjendja në Spitalin e Kumanovës e rënduar, po bëjmë maksimumin


Spitali i Kumanovës është një nga spitalet më të rrezikuara dhe të rënduara, pas numrit në rritje të pacientëve me virusin Covid-19. Edhe shtatë raste të reja të stafit mjekësor gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar se janë të infektuar mbi 20 veta nga stafi mjekësor, ku prej tyre janë gjashtë mjekë.

Edhe zëvendësdrejtori dr.Ylber Isufi thotë për INA se shifrat tregojnë se gjendja aktuale është e rëndë dhe se cdo ditë ka raste të reja. Ai pranon se stafi mjekësor është ndër më të ekspozuarit, megjithatë është në gatishmëri për të përballuar situatën e tanishme.

“Kjo situatë na bën që si tërë personeli dhe ekipi mjekësor të mobilizohemi dhe fokusohemi që maksimalisht ti dalim në ndihmë të gjithë pacientëve. Kemi aktivizuar dy reparte të infektologjisë. Njëri është reparti ekzistues i infektologjisë, ku diagnostifikohen dhe aty shtrohen të gjithë pacientët me Covid-19. Ndërsa reparti tjetër është ngritur në një hapësirë tjerë të spitalit dhe aty pranohen të gjitha rastet e tjera të infektologjisë që janë pa u diagnostifiku me Covid-19 dhe nga aty kryhen të gjitha procedurat e nevojshme, që më pas pas diagnostifikimit, ata që nuk janë mirë udhëzohen në repartin ekzistues të infektivës, ndërsa ata me gjendje më të përkeqësuar dërgohen në Klinikën e Infektologjisë në Shkup ose në Spitalin “8 shtatori” në Shkup”, theksoi zv/drejtori i Spitalit të Kumanovës, dr. Ylber Isufi.

Ndërkohë, mjekë të këtij spitali kërkojnë ndihmë më të madhe dhe pajisje për sigurinë e tyre, për shkak se Kumanova tashmë është njëra nga komunat më të prekura dhe me numër më të madh të rasteve, gjithsejt 128, duke u radhitur pas Shkupit.

Baby Boo