Dr.Nexhati Jakupi: Trajkovskit i është hequr një pjesë e mushkërisë!


Në një prononcim për “Fokus”, drejtori i Qendrës Mjekësore Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, Dr. Nexhati Jakupi, thotë se i plagosuri Rade Trajkovski – Shtekli, personi që u qëllua dje me armë zjarri në qendrën tregtare East Gate në Shkup, eshte operuar dhe eshte ne gjendje stabile.

“Trajkovski është operuar në Klinikën Torakale, i është hequr një pjesë e mushkërisë. Është bërë një operacion edhe në shpatull, tani është në gjendje stabile dhe do të transferohet në KARIL”- ka thënë doktor Jakupi.

Baby Boo