Dr. Ilir Hasni: Rrezikojmë ardhmërinë tonë dhe vëllezërve e motrave tona…


Mjeku i njohur kumanovar dhe drejtori i Qendrës Urgjente në Klinikat e Shkupit, Dr.Ilir Hasani ka përcjellë një porosi për bashkëvendasit e tij kumanovarë, pasi që ditëve të fundit në këtë komunë janë shtuar rastet me koronavirus.

“Kumanovën sot e shpëtojnë vetëm kumanovarët! Nëse nuk respektojmë rregullat ne rrezikojmë Shëndetin e fëmijëve tanë. Vonojmë kthimin e tyre në shkolla.

Rrezikojmë ardhmërinë tonë dhe vëllezërve e motrave tona, që po presin me padurim hapjen të vendeve të punës, që nëse nuk ndodh sa më shpejtë, mund të mbyllen përgjithmonë”, ka porositur Hasani.

Sipas tij, nëse respektojmë rregullat ne e respektojmë veten, familjen tonë, por e respektojmë edhe qytetin tonë të dashur Kumanovën. “Mos të lejojmë të bëhet vonë!”, ka porositur Hasani.

Baby Boo