Dr Fauci: Të mos biem në vetëkënaqësi të rreme për virusin

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekording e zym*të të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmun*djet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në “vetëkënaqësi të rreme” për rënien e numrit të vdek*jeve.

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.

“Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdek*jeve,” tha Dr Fauci. “Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezi*kshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme,” tha ai.

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdek*je nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Twitter se “shkalla e vde8kjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!”

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë “ende të zhytura thellë në valën e parë” të pandemisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Presidenti Trump e ka akuzuar OBSH-në për një prirje pro-Kinës në trajtimin nga Pekini të koronavirusit dhe ka kërkuar që agjencia të reformohet. Ai i pezulloi fondet e SHBA për OBSH-në në muajin prill ndërsa një muaj më vonë njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr.

Sipas rregullave të organizatës, duhet të kalojë një vit i plotë para se tërheqja të hyjë në fuqi. Ish nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të fitojë emërimin e demokratëve si kandidat për president, ka thënë se do t’i ribashkohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse zgjidhet.

OBSH-ja pohoi të martën se transmetimi me anë të ajrit luan rol në përhapjen e koronavirusit dhe ka në plan të nxjerrë rekomandime të reja se si të shmanget infe*ksioni.

Një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende publikuan të hënën një letër të hapur ku i bënin thirrje agjencisë të rishikojë udhëzimet e saj për mënyrën se si kjo sëmu*ndje përhapet midis njerëzve.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nëpërmjet ajrit, që do të thotë se grimcat e virusit mund të rrinë pezull në ajër në mjediset e brendshme dhe të infektojnë njerëzit kur thithen prej tyre.

OBSH-ja ka thënë se virusi përhapet përmes piklave të më të mëdha që dalin nga kollitjet dhe tështitjet e një personi të infektuar, por që bien shpejt nga ajri për shkak të madhësisë së tyre.