Dr Edmond DRICI: Ju bëj thirrje me lutje‼


Do ju bej thirrje me lutje qe pavaresisht simptomave apo kerkesave per ekazminim me tampon dhe rezultatit si Covid pozitiv mos bini ne panik dhe ne ankth. Ketu fillon çekuilibrimi psikologjik duke shkaktuar çrregullim te ritmit te zemres dhe ritmit te frymemarrjes. Imagjinata juaj do stampoje ne hologramen e trurit nje gjallese aq te madhe dhe te frikshme te cilen do mundoheni ta kapni dhe nuk ja arrini dot.

Imagjinata juaj do ju perfytyroje skema te frikshme per te ardhmen sa forca e energjise do ju bjere ne minimum duke e menduar veten te pafuqishem dhe ne meshire te fatit duke hapur portat e ferrit. Ju kerkoj ndjese per keto qe ju thashe por me dhimbje po jua shpreh sepse pervoja ne profesion po na perballe me te tilla situata paniku dhe ankthi nga qytetaret.

▫️▫️▫️Ju bej thirrje me lutje
Jetoni natyrshem, vazhdoni jeten ashtu sic i keni enderrat me te bukura per cfare keni deshire tju ndodhi dhe per cfare keni vite qe punoni. Ne shenjat e para te nje gjendje jo komforte te organizmit:
Shkeputuni nga lajmet e zeza mediatike, shikoni vetem humor, mjafton te qeshni, qendroni me njerez qe ju japin humor dhe jo me qeramane qe vec ankohen.

Konsumoni sa me shume uje 3-4-5 litra ( uji eshte ilaci me i mire ne bote dhe kjo eshte teme e bukur pse uji eshte ilaci me i mire). Konsumoni fruta stinore sa me shume pa kufizim veç a keni mundesi te hani.
Ushqehuni me cfare tju shijoje dhe mos perdorni skema dietike por lexoni trupin per cfare kerkon si ushqim.
Gjumin bejeni te plote ne kohe deri sa trupi juaj te ndihet i ngopur sepse gjate gjumit prodhohet nje hormon qe ju ndihmon te mbani ritmin e zemres dhe mendjen ne koherence.

Moshat madhore te monitorojne tensionin e gjakut me qetesi dhe rituali ditor te jete sa me relaksues pa lajme dhe biseda negative. Trajtojeni kete pandemi si viroze stinore sepse nuk eshte vetem covid çdo simptome jo e mire ne trupin tuaj. Ngarkojeni kohen jashte punes se detyrueshme me nje pune apo aktivitet qe keni per hobi sepse largoni mendjen nga trupi juaj dhe me aktivitetin fiziologjik te trupit merret ZOTI mjafton mos ti nderhyni ne pune.

Beni shetitje ne ajer te paster dhe beni hecje deri te pakten 5 km ne dite.
Konsultohuni me mjekun e besuar qe keni me shume per motivim sesa per te mbushur barkun me ilaçe.
Te qete dhe duke jetuar natyrshem pavaresisht sesi duket gjendja kjo shpejt do kaloje.
MENDO VEPRO DHE QENDRO POZITIV✴
Dr Edmond DRICI – Pneumolog & Ekografist

Baby Boo