Dr.Disha: “Numri i të infektuarve nuk është zvogëluar”


Dr. Liridon Disha
Numri i te infektuarve nuk bie. Virulenca e Virusit nuk ka rënë aspak. Nuk vdesin më pak njerëz. Nuk është zhdukë virusi.

Jemi njëlloj si 2-3 muaj më parë. Kerkuat mos bëhet panikë. Ja sot nuk ka panikë, numrat rriten dhe assesi të bien. Nëse mendoni se virusi është larguar dhe pandemia mbaroi, e keni shumë gabim. Virusi nuk di të mendojë e as të vendosë nëse do largohet ose do të rrijë me ne. Jemi ne ata që vendosim!

Andaj mbani distancën, mbani maskat dhe përmbajuni rregullave të caktuara nga OBSH!
Ata që kanë humbur më të dashurit e tyre e kuptojnë rrezikun sepse kanë paguar çmimin e lartë. Ju të tjerët merrni shembull dhe përmirësoni sjelljet tuaja duke iu përmbajtë rregullave. Nuk është turp mos e japësh dorën, të mos shkosh në dasmë ku ka 2-300 vetë, të rrish larg bashkëbiseduesit, të lash duart çdo dalje-arrdhje jashtë shtëpisë sate. Vetëm kaq kërkohet!!! RRESPEKTONI DISTANCËN, MBANI MASKAT, MOS E JEPNI DORËN!!!

Asnjëherë nuk mund ta dini kush është i infektuar sepse infeksioni nuk ka gojë të flasë!
Mos e merrni në qafë dikë që e doni dhe ju do!
RRESPEKTONI MASAT!

Baby Boo