Dr.Azbi Agushi i përkushtuar në luftën kundër pandemis COVID-19


Sot në këto ditë të vështira pandemie ku nga njëra anë ne njerëzit nga e gjithë bota nga: metropole, qytete e fshatra jemi mbyllur nëpër shtëpitë tona dhe mundohemi të mbrojmë veten, familjen dhe të afërmit nga virusi famëkeq COVID-19 dhe lutemi që sa më shpejt të përfundon krejt kjo duke u zbuluar edhe ilaçi për këtë virus, në anën tjetër shpesh pa dashje i harrojmë ata “heronjtë e panjohur”(personelin mjeksor) nga vendi dhe bota të cilët janë të ekspozuar direkt ndaj këtij rreziku dhe luftojnë në vijën e parë të këtij fronti me një armik të padukshëm.

Një nga këta qindra e mijëra heronjtë ne si faqe rastësisht e mësuam se është edhe një mjek i njohur nga fshati Studeniçan, e ai është specialist anesteziologu #AZBI_AGUSHI, i cili mbi një javë e më tepër është i angazhuar me punë pa ardhur në shtëpi në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup, aty ku ka shumë të sëmurë me virusin COVID-19.

Dr.Agushi ndryshe është i punësuar në Spitalin Shtetëror në Klinikën për Anestezion, Ranimacion dhe Shërim Intenziv në Qendrën Klinike në Shkup dhe për ne fshatarët dhe gjithë pacientët tjerë njihet si gjithmon i buzqeshur dhe çdo herë i gatshëm që tju ndihmon pacientëve hallexhinjë në Spitalin Shtetëror në Shkup.
Ne si bashkfshatarë jemi shumë të brengosur dhe lutemi për doktorin e nderuar që Zoti ta ruajë ate nga çdo e keqe dhe të jetë i dobishëm për shtetin në këtë kohë pandemie.

Baby Boo