Teknologu i Departamenitit të Rentgendiagnostikës, Astrit Neziri falemnderon drejtorin e Spitalit Florim Besimin per mbështetjen në realizimin…


Departamenti I Rentgendiagnostikës
Kompjuter tomografi General Electric 64 slice që e posedon Departamenti i Rentgendiagnostikes në Spitalin Klinik Tetovë është në funksion nga viti 2014 dhe është qendër regjionale për Maqedoninë perëndimore dhe më gjerë. Deri sot duke e përfshirë edhe periudhën intensive të Pandemisë ka realizuar më shumë se 55000 inçizime (shërbime) të pa ndërprera duke funksionuar me orar 24/7 që do të thotë asnjë qytetar që drejtuar ose ka kërkuar shërbim nuk ka ngelur pa u shërbyer, sepse ne te kundërtën duhej te presin me muaj te terë dhe te drejtohen ne institucionte tjera ne Shkup.

Sot me datë 29 06 2021 Departamenti i Rentgen diagnostikës e përforcon Kompjuterin Tomograf General Electric nga 64 në 128 slice dhe e ngrit nivelin e diagnostifikimit dhe profesionalizmit. Këtë ne si Departament nuk do ta kishim realizuar pa Drejtorin e këtij institucioni Spitalit klinik-Tetovë, Doc.Dr Florin Besimi i cili çdo kërkesë tonën jo vetëm që e ka përkrahur por edhe e ka realizuar në kohë rekorde, e kjo që është realizuar sot do të thotë shërbim kualitativ, cilësor dhe shumë profesional për qytetarët e Tetovës dhe gjithë Maqedoninë perëndimore, ndërsa neve si Departament na mundëson që të kryejmë shërbime më cilësore dhe më shumë profesionale.

Në emër të Departamentit të Radiogiagnostikes e falënderojmë Drejtorin dhe stafin e tij menaxherial për përkrahjen dhe Respekte.!
Nga Teknologu kryesor i departamentit të Rentgendiagnostikës
Astrit Neziri.

Baby Boo