DPH me paralajmërim për motin: Po vjen një vale e ftohtë që mund të sjell borë


Sot do të mbizotërojë mot i vranët dhe më i freskët me reshje shiu më të bollshme (mbi 20 l/m2). Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me shtrëngata të rralla. Nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit.

Nga pasditja e së premtes nën ndikimin e valës së re të lagësht dhe më të ftohtë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në malet më të larta reshjet do të kalojnë herë pas here në borë.

Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Baby Boo