Dostovski: Kam ndihmuar me kanabis njerëz të policisë dhe prokurorisë


Aktivisti i “Lugina e gjelbër” për legalizimin e përpunimin e vajit të kanabisit, Filip Dostovski, sot para Gjykatës Penale para fillimit të seancës gjyqësore tha se marihuanën të cilën ia ka gjetur policia, e ka marrë nga një i njohur i tij për t’i bërë ilaç.

Ai tha se me vajin e kanabisit ka ndihmuar të shërohen edhe policë, por edhe një prokurore e cila ka ngritur aktakuzë ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Na arrestuan të dyve, tek unë gjetën kërp të egër, i cili rritet në Koçani. Analizat në Izrael kanë treguar se kjo është e mirë për epilepsinë. Ndërsa tek shoku im kanë gjetur kanabis, të cilët na i kanë dhënë për të bërë ilaç. Njëri nga pacientët është përfaqësues i MPB-së. Shoki im është pajtuar për dënim me kusht, ndërsa unë jo”, tha Dostovski.

Ai tha se aktakuzat ndaj tij janë qesharake, duke shtuar se pas tij nuk qëndron askush.

Baby Boo