Dorëzohet procedurë për shkarkimin e Jovo Vangellovskit


Për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski dhe katër gjykatës tjerë, tek Këshilli Gjyqësor është dorëzuar procedurë për shkarkimin e tyre.

Procedura ndaj tyre është dorëzuar pasi që ata vendosën ta lirojnë nga paraburgimi afaristin Sead Koçan, edhe pse ai ndodhej në arrati.

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve, Xhemaili Saiti, i cili gjithashtu është njëri nga gjykatësit ndaj të cilëve është dorëzuar procedurë shkarkimi, tha se është duke përgatitur kundër-argumente për procedurën ndaj tij.

Këshilli Gjyqësor nuk ka njoftuar se kur do të caktohet seanca, në të cilën do të diskutohet për procedurat e shkarkimit.

“Janë formuar komisione me nga tre anëtarë. Po kryhen dorëzimi dhe po bëhen diskutime, me gjykatësit dhe avokatët e tyre nëse kanë caktuar. Diskutimet e komisioneve janë jopublike, përveç nëse gjykatësi vendos të kërkojë të përfshihet edhe opinioni”, thonë nga Këshill Gjyqësor.

Baby Boo