Doreza parafine për të involvuarit në incidentin në Tetovë


Me urdhër të prokurorit publik janë dhënë urdhra për ekspertizë të armës, automjetit dhe gjurmëve të gjetura në vendin ku mbrëmë në Tetovë kishte këmbim zjarri në të cilin u lënduan tre persona. Me urdhër të prokurorit publik, të gjithë të involvuarve në incident do t’u merren doreza parafine për shkak të kontrollit të prezencës së grimcave të barutit, ndërsa do të kontrollohet edhe prezenca e alkoolit në gjak, informojnë nga Prokuroria Publike.

Motivi për këmbim zjarrin do të konfirmohet. Në incidentin i cili ndodhi në rrugën “29 Nëntori” në orën 2:20 janë lënduar tre persona të cilët për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në kompleksin e klinikave në Shkup.