Dorëheqja e kryetarit lë pa kuorum Komisionin për Qasje në Informacione Publike


Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek informacionet me karakter publik tashmë tre muaj është i bllokuar dhe si i tillë nuk funksionon. Pas dorëheqjes së kryetarit të këtij Komisioni, Gjorgji Sllamkov më 2 maj, ky institucion nuk ka kuorum për vendimmarrje. Kanë mbetur vetëm dy anëtarë nga gjithsej pesë, të cilët gjithashtu janë të bllokuar me mbi 150 ankesa që kanë arritur deri tek ta, pas vendimit që institucione të caktuara të mos sigurojnë informacione me karakter publik sipas ligjit. Komisioni edhe para dorëheqjes së Sllamkovit ka pasur vetëm tre anëtarë, pasi dy të tjerët asnjëherë nuk janë emëruar. Kjo periudhë vakante, sipas zëvendës- kryetarit të Komisionit mund të shfrytëzohet nga institucionet që mos t’i japin informacionet që i kërkojnë qytetarët, mediat ose organizatat joqeveritare.

Iseni gjithashtu ka dërguar letër deri në Kuvend apo më saktë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, me kërkesë që sa më shpejtë të emërohen edhe tre anëtarët tjerë që Komisioni të zhbllokohet.

Iseni druan se nëse shpallet referendumi i paraparë së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, emërimi i anëtarëve të ri sërish do të bllokohet për shkak të dispozitave ligjore që ndalojnë Kuvendi të emërojë zyrtarë në periudhë parazgjedhore. Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski shprehet se është i njoftuar me problemin me të cilin ballafaqohet Komisioni për Qasje në Informacione me karakter publik. Nuk e përjashton mundësinë që para se zyrtarisht të shpallet referendumi, Komisioni të cilin ai e udhëheq, t’i filtrojë kandidatët e paraqitur e më pas Kuvendi t’i votojë. Sipas Dimovskit, emërimi i anëtarëve të KSHZ-së ka bllokuar procesin e emërimit të Komisionit të shkallës së dytë që vendos për ankesat kur ndonjë institucion i caktuar nuk jep informacione për opinionin. (Alsat-M)

Baby Boo