“Don’t you 20% me, i’m Albanian”, nis fushata mbarëshqiptare!


Prej sot në rrjetet sociale ka nisur një fushatë aktive në kohën kur po ndodhin ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e vendit, në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

“Don’t you 20% me , I’m Albanian” (Mos ti 20% më, unë jam shqiptar) është sllogani që po shpërndahet në rrjetet sociale.

Por nga ajo që shihet se kjo fushatë përkrahet masivisht nga gjithë shqiptarët pa dallime partiake.

Shqiptarët kërkojnë nga të gjitha partitë pa përjashtim që të japin kontributin e tyre dhe që përmes amendamenteve të propozojnë në Kuvend zëvendësimin e termit fyes dhe të shlyhet nga Kushtetuta emërtimi bashkësia etnike mbi 20% dhe në vend të saj të emërtohet “shqiptarët”.

Po ashtu kërkohet ndërhyrja teknike edhe në pjesën ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%” dhe në vend të saj të jetë “gjuha shqipe”.

Fushata do të jetë aktive kundër 20% dhe në forma tjera është paralajmëruar kjo në rrjetet sociale.

Baby Boo