Donika Gjoni mori titullin e ri, Specialiste e Neurokirurgjisë në Gjermani!


Donika Gjoni mori titullin e ri, Specialiste e Neurokirurgjisë në Gjermani!

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj e cila shkruan:

Donika ime e studioi mjekësinë për të ma plotësuar mua si nënë dëshirën edhepse shumë ka pasur dëshirë të bëhet këngëtare. Sipas meje ajo i përqafoi të dyja. Në punë çdo ditë shkoi duke kënduar. U bë një punëtore shumë e madhe dhe një zonjë shumë e hareshme.
E sot, Donika ime, u specializuar në Neurokirurgji!
E të specializosh në Neurokirurgji në Gjermani dallon shumë nga specializimi tek ne në Kosovë. Të duhen bërë mbi 500 operacione që të lejohet të hysh në provim. Për këtë, ky specializim kërkoi kohë më të gjatë por edhe suksesi dukshëm është më i madh.
Donika, vajza ime flori, kënga e zëri më i bukur i gjitha kohërave për mua, sot më dha aq shumë emocione e ndjenja të bukura!

Si mantelin e bardhë që bartë bijë e paç shekullin me suksese e falënderime të pacientëve të kënaqur!

Krenohem shumë me Ty bija ime DONIKË!

Baby Boo