Donçev: Institucionet private duhet të pyeten se pse e rritën çmimin e testeve për KOVID-19


Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Den Donçev vlerëson se te institucionet private duhet të kërkohet përgjigje se pse e rritën çmimin e testeve për KOVID-19 e cila fillimisht për këtë shërbim ishte 1.500 denarë.

Në pyetjen e gazetarëve për dallimin e madh të çmimit të testeve për virusin korona mes institucioneve publike dhe private, ai sqaroi se sipas analizës së Fondit para pak kohësh është konfirmuar se çmimi eventual për test për KOVID-19 sipas metodologjisë PSR do të ishte rreth 3.600 denarë, por njëkohësisht, tha, çmimi i cili paguhet në kushte të lira në treg është 1.500 denarë.

“Për këtë ishte sjellë vendimi për çmim prej 1.500 denarë, sepse në atë moment çmimi i cili ishte dhënë publikisht nga institucionet private shëndetësore ishte 1.500 denarë. Pse pastaj institucionet private shëndetësore e rritën çmimin, duhet atyre t’iu parashtrohet pyetja”, tha Donçev.

Ai sqaroi se FSSH kishte vendosur çmim për të a.q. metodologji DRG që në vitin 2013 për bërjen e PSR gjegjësisht testeve molekulare që ishte 5.500 denarë. Megjithatë, tha ai, atëherë vetëm një ose dy institucione publike shëndetësore kanë poseduar me lloj të tillë të teknologjisë dhe testeve dhe në kushte kur nevoja për teste të tilla ishte dukshëm më e vogël gjegjësisht para se të fillojë pandemia me KOVID-19.

“Është normale kur kryhen një numër dukshëm më i vogël i testeve,shpenzimet janë fikse ndërsa shpenzimet e ndryshueshme janë më të ulëta sepse nuk ka vëllim të testimit dhe për këtë arsye çmimi ishte caktuar në 5.500 denarë. Prej kur jemi përballur me KOVID-19, ne kemi vendosur çmimin e DRG dhe kjo vlen për të gjithë ata që lidhin marrëveshje me Fondin, pavarësisht nëse është një institucion publik apo privat shëndetësor, tha Donçev.

Lidhur me raportin e Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë se cilat institucione plotësojnë kushtet për testimin e KOVID-19, drejtori i FSSH u përgjigj se përveç Klinikës “Zhan Mitrev”, edhe për katër institucione të tjera shëndetësore private është përcaktuar se i plotësojnë kërkesat për hapësirë. , pajisje dhe personel për provë pas metodologjisë PSR për KOVID-19.

Baby Boo