Donald Trump dekoron Nexhmije Pagarushën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Baby Boo Tinex

Sot pritet të zhvillohet ceremonia e dhënies së medaljes “Mirënjohje” e akorduar nga kreu i “Shtëpisë së Bardhë”.

Lajmin e mirë e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artëdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin.

Njoftimi i plotë

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Tiranë më 6.05.2018

Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë/PaCensurë

Restorant Lumare