Donacion nga Zvicra për burgun e Tetovës (Video)


Shoqata Solidarität Schweiz Osteuropa me kryetar Andreas Thonu dhe Simon Bronnimam kanë ndarë një donacion për burgun e Tetovës.

Iniciator për këtë donacion që të vijë në burgun e Tetovës është Muhamed Aliu nga fshati Çajle I Gostivarit, si dhe përfaqësuesi I kësaj shoqate Xhelil Zendeli një pensionist nga fshati Xhepçisht I kthyer nga Zvicra, “Falimenderojmë zortri Andreas dhe donatorët si dhe zotrin Brönnimann për zemërgjërësinë për të ndihmuar institucionet tona.

Donacioni është i përbërë nga mjete të nevojshme për burgun, si krevat, karige,enë për ushqime, kuzhinë dhe një krevat mjekësor ku trajtohen të burgusoruit nga ana e mjekut”, tha iniciatori që ky donacion të vjen në Burgun e Tetovës Muhamed Aliu.

Ai poashtu është shprehur se edhe në të ardhmen do të ketë donacione të këtilla në institucione që kanë nevojë.

Në veçanti ata falënderuan edhe drejtorin e burgut Arben Sinanin dhe nënkryetarin e kuvendit Vesel Memedi, që mundësuan ky donacion të arrijë në vendin e duhur.

Autoritetet e burgut u shprehen falënderues që ky donocion pikërisht vjen në këtë institucion për të përmirësuar kushtet dhe nevojat për të burgosurit dhe vetë burgun.

Pritet që shumë shpejt të ketë një donacion edhe për spitalin e Gostivarit.

Baby Boo