Donacion nga ASHMAA për familjarët e viktimave dhe të lënduarit në aksidentin në Bullgari


Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) vendosi të ndajë ndihmë financiare për familjet e shtetasve të Maqedonisë të cilët e humbën jetën si edhe për të lënduarit në ak*sidentin me autobus që ndodhi herët në mëngjes në Bullgari.

Donacioni është në vlerë prej 60.000 denarësh për çdo person që ka vd*ekur. Për personat të cilët ndodhen në mjekim spitalor, ndihma financiare është në lartësi prej 30.000 denarësh. Mjetet financiare do të paguhen përmes Kryqit të Kuq. Agjencia shprehë ngushëllime të thella për familjarët dhe të afërmit e personave që e humbën jetën në këtë tr*agjedi.
“Të gjithë persona të lënduar u dëshirojmë rikuperim më të shpejtë”, kumtoi ASHMAA.

Baby Boo