Don Xhoni shpenzon shumë në veshje, qindra euro i ka kushtuar vetëm kjo bluzë


Ai është kthyer në një nga reperët më të pëlqyer në estradë që kur bëri debutimin në skenë në vitin 2020.

Bëhet fjalë për artistin nga Drenica, Don Xhon, i cili vitin që lamë pas u cilësua si fenomen i karantinës dhe se akoma po vazhdon të jetë në top formë.

Edhe pse ka vetëm një vit që i është bashkuar tregut shqiptar, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka korrë suksese të shumta.Falë punës dhe ‘shpërthimit’ në skenë, ai po arrin të ketë edhe përfitime të mëdha dhe kjo tashmë është dëshmuar edhe me makinat luksoze.Së fundmi në bazë të një postimi të bërë nga faqja ‘Shqip.Closet’, krijuesi i “Make a Pose” shpenzon edhe në veshje.
Ai u përfol në një nga paraqitjet e fundit, derisa u shfaq me një bluzë ‘Gucci’ që kushton 450 euro.

Baby Boo