Domatja 70 denarë, qepa 60, grosha 75… Qeveria ngrin çmimin e 11 pemëve dhe perimeve


Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme miratoi vendim me të cilën caktohet çmimi më i lartë i pemëve dhe perimeve. Me këtë vendim, janë të përfshira 11 prodhime edhe atë, domatet e freskëta, trangujt, qepët, lulelakra, speci, grosha, thjerrëza, banania, portokalli, mandarina dhe limoni, informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

Me vendimin e ri, këto produkte nuk do të guxohet që të shiten më lartë se ky çmim:

Domate: 70 denarë
Tranguj: 75 denarë
Qepë: 60 denarë
Lulelakër: 70 denarë
Speca: 90 denarë
Groshë: 75 denarë
Thjerrëza: 110 denarë
Banane: 70 denarë
Mandarina: 60 denarë
Portokall: 55 denarë
Limona: 55 denarë

Vendimi, siç tha Bekteshi, është marrë sipas analizave që kanë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë Doganore, në të cilat është vërejtur se ka pasur marzhe të mëdha që kanë arritur deri në 250 për qind gjatë muajit mars.

“Kemi folur edhe për uljen e detyrimeve doganore dhe të gjitha çmimet e importit janë llogaritur me doganë të integruar. Prandaj nuk vlen arsyetimi se paguhen dogana 30 apo 40 për qind, prandaj rriten çmimet dhe shiten me atë marzh. Nuk është llogaritur TVSH prej 5 për qind, që është për çdo produkt që renditet në këto produkte”, tha Bekteshi.

Bekteşi publikoi detaje për çmimet mesatare të importit të këtyre 11 produkteve nga data 15 deri më 28 mars, që ishte çmimi më i përfaqësuar në shitjet me pakicë nga data 1 deri më 21 mars, si dhe simulimet që janë bërë me marzhe 20, 30 dhe 40 për qind të çmimi që u importua.

“I siguroj qytetarët se sipas të gjitha analizave, çmimet, veçanërisht të produkteve ushqimore dhe energjetike, janë plotësisht të stabilizuara dhe kanë një tendencë rënëse, uljeje”, tha Bekteshi.

Megjithatë, tha ai, do të priten të dhënat zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikave, të cilat duhet të publikohen më 7 prill.

Ministri u bëri thirrje tregtarëve që të respektojnë Vendimin. Ai pret që në fillim të muajit maj, pasi të fillojë tregtimi i frutave dhe perimeve vendase, të ketë rritje të konkurrencës, e cila do të ndikojë edhe në uljen e çmimeve.

Ai ka theksuar se me çmimet e reja të ngrira, prodhuesit dhe tregtarët nuk do të kenë humbje.

“Këto çmime vlejnë për të gjithë, si për tregje ashtu edhe për tregje”, theksoi Bekteshi.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit.

Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.

Baby Boo