Doli nga shtypi libri universitar “Trajtimi juridiko-penal i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i autores doc. dr. Blerta Ahmedi Arifi, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë – Universiteti i Evropës Juglindore.


Teksti universitar “Trajtimi juridiko-penal i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” botohet për t’u shërbyer studentëve të fakulteteve juridike si material bazë për të marrë njohuri lidhur me rregullimin ligjor të së drejtës penale ndaj fëmijëve dhe dukurive devijuese të kryera nga personat jomadhorë si objekt trajtimi i kësaj dege të së drejtës. Ky botim do t’u ndihmojë studentëve për t’u njohur drejtpërdrejt me legjislacionin pozitiv të RMV-së nga sfera e drejtësisë penale për fëmijët, e cila njëherit paraqet edhe përmbajtjen e programit studimor të lëndës Delikuenca e të miturve.

Kështu, ata nëpërmjet këtij teksti do të thellojnë dijet e veta lidhur me veprimet që me ligj parashihen si vepra penale dhe sanksionet penale si pasojë juridike që parashikohen për kryerësit jomadhorë të këtyre veprimeve të kundërligjshme. Përveç kësaj, lexuesit këtu do të gjejnë të dhëna edhe për rëndësinë e trajtimit shkencor në aspektin penal-material, procedural dhe parandalues të këtyre dukurive delikuente. Në mënyrë të veçantë këtu theksohet edhe trajtimi kr*iminologjik i kr*iminalitetit të fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës më se dhjetëvjeçare.

Siç do ta shikojnë studentët dhe lexuesit e tjerë, kjo vepër ka dhjetë kapituj që ngërthejnë trajtimin juridiko-penal të fëmijëve delikuentë, duke filluar nga kapitujt një dhe dy që përfshijnë zhvillimin historik të drejtësisë penale ndaj fëmijëve në vendin tonë, më konkretisht analizohen ligjet penale që kanë rregulluar trajtimin juridiko-penal të fëmijëve nga pavarësia e shtetit e deri më sot, duke përfshirë edhe ndryshimet e fundit, të miratuara në vitin 2019, të ligjit pozitiv të drejtësisë për fëmijët.

Kapitulli i tretë në mënyrë të veçantë i qaset politikës represive ndaj fëmijëve që bien në konflikt me ligjin, duke i paraqitur të gjitha sanksionet penale dhe kundërvajtëse për fëmijët, të parapara me LDF-në. Nëpërmjet trajtimit të sanksioneve penale, respektivisht masave edukuese, dë*nimeve, masave alternative dhe masave siguruese, është paraqitur jo vetëm rregullimi i sanksionimit të fëmijëve kryerës të veprave penale, por edhe nxjerrja në pah e dallimit në trajtimin e tyre më të butë në krahasim me kryerësit madhorë të veprave penale.

Krejt kjo duke vënë në pah qëllimin e dë*nimit të fëmijëve, i cili gjithmonë e ka me përparësi parandalimin special të fëmijës, edukimin, riedukimin dhe zhvillimin e drejtë të tij, si dhe pro*pagandimin e parimit të LDF-së, sipas të cilit ndëshkimi i fëmijës me dë*nime duhet të jetë mjeti i fundit vetëm në ato raste kur gjykata konstaton se është e domosdoshme për interesin më të lartë të fëmijës.

Te kapitulli në vijim zë vend fenomenologjia dhe etiologjia e delikuencës së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të pjesës së fenomenologjisë janë paraqitur të dhëna të detajuara, të marra nga Enti shtetëror statistikor i vendit, për të pasqyruar vëllimin, strukturën dhe dinamikën e dukurisë së delikuencës së fëmijëve në RMV për periudhën kohore 2006-2019. Me theks të veçantë këtu analizohen edhe disa karakteristika të fëmijëve delikuentë dhe të dukurisë së delikuencës në përgjithësi, siç janë: koha e kryerjes së veprave penale nga ana e kryerësve jomadhorë dhe vendi e mënyra e kryerjes së veprës penale nga fëmija.

Krahas këtij aspekti kr*iminologjik, këtu merret në shqyrtim edhe etiologjia e dukurisë së delikuencës së fëmijëve, ku shpjegohen disa faktorë më kryesorë të rrezikut që ndikojnë a e nxitin më shpesh fëmijën për të manifestuar sjellje devijuese. Faktorët e tillë kr*iminogjenë janë: familja, edukimi, mjedisi jetësor i fëmijëve; disa faktorë të tjerë të rre*zikut, siç është adoleshenca, shoqëria, vendbanimi, rrjetet sociale etj.

Kapitulli i pestë merret me normat dhe standardet ndërkombëtare më të rëndësishme që rregullojnë drejtësinë penale ndaj fëmijëve, ndërsa dy kapitujt në vijim trajtojnë procedurat penale ndaj fëmijëve, konkretisht parimet procedurale, subjektet procedurale në procedurë ndaj fëmijës, masat për sigurimin e pranisë së fëmijës në procedurë penale edhe zhvillimin e procedurës ndaj fëmijës, gjegjësisht rrjedhën e procedurës penale. Po kështu vihen në pah edhe kompetencat e QPS-ve sipas LDF-së dhe veprimi i tyre ndaj fëmijëve në rre*zik. Nuk lihen anash as procedurat e veçanta ndaj fëmijëve, si: ndërmjetësimi për kompensim të të dëmtuarit, procedura për ndërmjetësim, procedura për zbatimin e masave parandaluese, procedura për pranimin e përgjegjësisë dhe marrëveshja për lartësinë e dë*nimit. Këtu zë vend edhe çështja e mosinicimit të procedurës gjyqësore për vepra penale të dë*nueshme deri në pesë vjet bu*rgim dhe disa elemente restorative gjatë veprimit të gjykatës ndaj fëmijës.

Në kapitullin e tetë i kushtohet rëndësi studimit të politikës preventive ndaj delikuencës së fëmijëve, bazuar në dispozitat e LDF-së dhe dokumentet e tjera që rregullojnë këtë degë, siç është Strategjia nacionale për parandalimin e delikuencës së të miturve e RMV (2010-2020), e cila ka sfida kryesore dhe orientime strategjike preventivën primare, sekondare dhe terciare, po edhe synimin preventiv të dë*nimeve të parapara për fëmijët. Një pjesë e konsiderueshme këtu u kushtohet edhe masave jopenale, preventive, të ashtuquajtura masa “të ndihmës dhe mbrojtjes”.

Në kapitullin e nëntë është paraqitur roli i disa institucioneve shtetërore dhe subjekteve të tjera juridike kompetente për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, siç janë: kompetencat e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së të miturve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Avokati i popullit, OJQ-të, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, konkretisht roli i këshillave komunalë për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Në kuadër të kompetencave të MPB-së në këtë drejtim shtrohen edhe këto tema: aktiviteti i policisë për zbulimin dhe të provuarit e fëmijëve delikuentë, shërbimet e specializuara për zbulimin e kr*iminalitetit të fëmijëve, kushtet për marrjen në pyetje të fëmijëve dhe veçoritë e pyetjes së fëmijës.

Libri mbyllet me kreun e dhjetë ku bëhen përpjekje për një qasje krahasuese të drejtësisë penale ndaj fëmijëve duke përqasur legjislacionet penale të disa shteteve, siç janë ai i vendit tonë, i Republikës së Kosovës, i Republikës së Shqipërisë, i Republikës së Kroacisë, i Holandës, i Konfederatës Zvicerane, i Norvegjisë, i Anglisë dhe Uellsit.
Vlerësimin kritik të këtij teksti universitar e kanë bërë recensuesit: prof. dr. Ismail Zejneli dhe prof. dr. Besa Arifi, kurse lekturën prof. dr. Vehbi Kadriu.

Për të marrë këtë formë përfundimtare ky tekst, një ndihmesë të madhe dhanë edhe recensuesit, redaktorët dhe kolegët e tjerë për mendimet, vërejtjet, këshillat e ndryshme, të cilët me këtë rast autorja i falënderon në mënyrë të veçantë dhe gjithashtu i mirëpret të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe idetë për përsosjen e tij që do të zinin vend në ndonjë botim tjetër në të ardhmen.
Tetovë, 09. VI. 2021

Baby Boo