Dokument / Osmanit dhe Nuhiut nuk u lejohet takimi me Morinën, Osmani: Nuk ka gjasa që Morina të ekstradohet në Serbi (VIDEO)


Gjykata Penale e Shkupit nuk ka lejuar që zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe zëvendësministri i brendshëm Agim Nuhiu ta vizitojnë ish-ushtarin e UÇK-së Tomorr Morina që ndodhet në paraburgim në Shkup.

TV21 ka siguruar dokumentin që arsyeton ndalimin e këtij takimi, e ku shkruhet se:

“…në përputhje me dispozitat nga neni 178 i Kodit për procedurë Penale, persona që kryejnë funksionin e zëvendëskryeministrit dhe zëvendësministrit për punë të brendshme, janë persona që nuk mund të vizitojnë një të paraburgosur”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes telefonit i tha TV21 se respekton vendimin e gjykatës, e megjithatë ka gjetur mënyrë për t’i çuar fjalë Morinës se po bëjnë ­ç’ mos që ai të mos ekstradohet në Serbi.

“Gjeta mënyrë për të dërguar mesazh deri tek zoti Morina se kemi aktivizuar të gjitha mekanizmat vendorë për të sqaruar këtë situatë dhe që sa më shpejtë të merret një vendim pozitiv për të dhe për ta garantuar se nuk ka mundësi teorike për të bërë ekstradim në Serbi por edhe ajo për çfarë po punojmë është që të lirohet nga paraburgimi deri sa të vijojnë procedurat në Ministri të Drejtësisë dhe Ministria të merr vendim për mos ekstradim të tij”, tha Osmani për TV21.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit të Kosovës Gjergj Dedaj se ekstradimi mund të cenojnë marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut, Osmani përgjigjet prerë se “ekstradimi nuk do të ketë”! Ai pret që të hënën të merret vendim për mos ekstradimin e Morinës.

Më 24 korrik policia e Maqedonisë së Veiut e arrestoi Tomorr Morinën, ish-prestar i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, e këtë e bëri në bazë të një fletë arresti të lëshuar INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

Baby Boo