Doktori amerikan: Vaksina kundër COVID-19 është e rëndësishme, por nuk nënkupton një fund si në përralla

Illustrative vial of coronavirus vaccine

Edhe pse jemi pranë vaksinës, Covid-19 do të na shoqërojë gjatë pjesës më të madhe ose gjatë të gjithë vitit 2021 dhe “me gjasë përtej kësaj”, tha ish-drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dr. Tom Frieden, drejtori ekzekutiv i “Resolve to Save Lives”, tha se njerëzit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore do të vazhdojnë të jenë në rrezik të lartë për sëmundje të rënda ose vdekje nga Covid-19, edhe nëse miratohet një vaksinë e efektshme.
“Unë mendoj se do të ishte një qasje e gabuar për të menduar se nëse thjesht i vaksinojmë njerëzit, ata do të jenë mirë“, tha Frieden.

“Pra, një vaksinë është me të vërtetë e rëndësishme dhe lajmet janë shumë inkurajuese. Por vaksinimi nuk nënkupton një fund si në përralla.”, shtoi ai.
Sidoqoftë, Frieden tha se plani pandemik i prezantuar nga ekipi i presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden është inkurajues.

Baby Boo