Dogji me benzinë 6 aparate në një kazino, ngrihet procedurë ndaj 35-vjeçarit nga Manastir


Ngrihet procedurë kundër një 35-vjeçari nga fshati Orizarja e Poshtme në Manastir nga Prokuroria Themelore Publike Manastir pasi dyshohet se ka djegur 6 aparate në një kazino.

“Më 2 mars, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka hyrë në kazino në rrugën “Llazo Trposki” në Manastir, është ngjitur në katin e objektit ku ka pasur edhe persona tjerë, ka derdhur benzinë ndaj gjashtë slot-makinerive dhe i ka djegur. Me këtë ka shkaktuar zjarr i cili e ka përfshirë inventarin dhe ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe ka shkaktuar dëm ndaj pronës”, thonë nga Prokuroria.

Baby Boo