Dogana e Maqedonisë i kap 47 papagaj të cilët një serb dëshironte ti fuste ilegalisht


Një shtetas serb ka tentuar të futë në vend 47 papagaj pa i deklaruar, thonë nga Drejtoria doganore.

Siç informojnë ata, doganierët në hyrje të pikës kufitare Tabanovcë e kanë pyetur të dyshuarin nëse ka diçka për të raportuar. Ndonëse ai u përgjigj se nuk kishte, për shkak të dyshimit, ata kryen një kontroll të detajuar të mjetit dhe zbuluan kafaze me papagaj në bagazh.

Ndaj personit është bërë kallëzim përkatës, ndërsa përgjegjësia për mallin e konfiskuar, në këtë rast shpendë të gjallë, i është dorëzuar Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, ku për papagallët bëhet përkujdesja e duhur, informojnë nga Drejtoria doganore.

Baby Boo