Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bashkohen të martën në Morinë

Të martën, pritet t’i jepet fund burokracisë doganore në mes të Kosovës e Shqipërisë. Po këtë ditë do të bëhet bashkimi i pikës doganore në Vermicë, e cila do të kalojë në Morinë, raporton KTV.

Baby Boo

Qëllimi i këtij projekti, sipas Ministrisë së Financave, është lehtësimi i procedurave të kontrollit për bizneset, të cilat është dashur t’iu nënshtrohen kontrolleve të dy pikave doganore.

Projekti është financuar nga projekti IPA i Zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndërsa kontributi i Kosovës ka qenë vetëm plotësimi i nevojave për enterier në shumën prej rreth 30 mijë euro.

Përveç pikës doganore në Vermicë, sipas MF, unifikimi i doganave do të bëhet edhe në pikat tjera kufitare.

Me këtë veprim pajtohen edhe përfaqësues të bizneseve.

Kryetari i Odës Amerikane thotë se pas kalimit të mbledhjes së TVSH-së brenda shtetit, duke iu mundësuar lehtësira financiare, është i mirëpritur edhe unifikimi i doganave.

Sipas të dhënave të doganës, Shqipëria zë vendin e parë ku Kosova eksporton.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, eksporti i mallrave në Shqipëri është në vlerë të 28 milionë eurove, duke shënuar rritje për 20 për qind.

Ndërsa, Shqipëria është vendi i gjashtë që fut sasi të mallit në Kosovë, që po ashtu ka shënuar rritje nga 69 në 81 milionë euro.

Restorant Lumare