Dogana dhe Policia e Kosovës në një objekt me serbët në Merdare: Nuk do ketë më pritje


Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës nga sot do të punojnë bashkë në një objekt me kolegët e tyre nga Serbia prej të njëjtave dikastere.

Zyrtari doganor kosovar, Fahredin Syla, ka thënë se me këtë veprim do të zvogëlohen pritjet dhe vonesat në këtë pikë.
“Sot në mëngjes pala serbe ka dalë në objektin e dedikuar për ta. Ka hapësirë të mjaftueshme për hyrje-dalje të automjeteve dhe maunave që hynë dhe dalin nga shteti ynë. Hyrje-daljet kontrollohen nga pala jonë dhe normal edhe nga pala serbe në procedurat e tyre të policisë dhe doganës”, është shprehur Syla.

“Tani më lirshëm kalojnë udhëtarët që hynë dhe dalin në/nga territori i Kosovës. Jemi më afër tash dhe në linja të trasha kemi komunikim zyrtar. Komunikimi nuk është ndalë dhe tash e tutje do të jetë edhe më i madh”.
“Nuk do të ketë vonesa dhe pritje për bashkatdhetarët, sepse kjo pikë kufitare i plotëson të gjitha pushtetet tashmë”.

Baby Boo