Do të ndahet tokë shtetërore për blegtorët


Është publikuar thirrja për parashtrimin e kërkesave për pagesën e 50 përqind të harxhimeve për blerjen bagëtive me pedigre, ka njoftuar ministri për bujqësi Lupço Nikollvski, përcjell Portalb.mk. 

Bëhet fjalë për masën nga Programi për zhvillim rural për blerjen e bagëtive me pedigre nga organizata të njohura për ata fermerë që kanë siguruar bagëti deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

“Me qëllim të shfrytëzimit më efikas të mjeteve nga ky program, Qeveria ka bërë ndryshimin e kushteve. Fillimisht do të publikohet shpallja, më pas do të bëhet marrëveshje dhe pas përfundimit të blerjes do të bëhet edhe pagesa e mjeteve. Në këtë mënyrë do të mundësohet siguri më e madhe për ata që do të bëjnë blerje të bagëtive”, deklaroi Nikollovski në kuadër të shënimit të Ditës botërore të qumështit.

Ministri informoi se në vijim është përgatitja e shpalljes për ndarjen e tokës shtetërore nën qira për blegtorët, me qëllim të sigurimit të prodhimtarisë më të madhe dhe më të sigurt nga bagëtitë. Shpallja pritet të publikohet javën e ardhshme.

Në pajtim me programin pesë vjetor nacional për përkrahje të bujqësisë nga viti 2019, është planifikuar që pagesa e mjeteve nga subvencionet të bëhet sipas klasës së qumështit: për një lirët nga klasa ekstra do të paguhen 4 denarë, ndërsa për klasin e parë dhe të dytë nga 3,5 denarë.

Baby Boo