“Do të ishte shkatërruese për djalin tim autik”, bosi shqiptar i drogës kërkon të shmangë deportimin nga Britania


Kreu i një bande shqiptare të trafikut të drogës, po përballet me autoritetet bitanike për të mos u deportuar nga Britania e Madhe, por të që ndrojë aty në mënyrë që familja e tij të gëzojë një kujdes më të mirë shëndetësor.

Sipas raportimeve, shqiptari Toni Boboshi, 49 vjeç, kishte si punëtorë të tij rreth 30 persona. Ai i përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Një gjykatë britanike e dënoi atë me gjashtë vite burg në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Autoritetet kanë kërkuar dëbimin e tij, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar atje.

49-vjeçari shqiptar pretendon se dëbimi do të ishte shkatërrues” për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale. Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në një datë tjetër në ditët në vijim.

Baby Boo