Do të hetohen 25 vdekjet e dyshimta nga Covid-19


Vdekshmëria e lartë vazhdon të shkaktohet nga komplikimet shëndetësore prej virusit korona.
Vetëm në 24 orët e fundit ndërruan jetë 46 pacientë, që është numri më i lartë i vdekjeve brenda ditës prej se kur ka filluar pandemia. Sipas të dhënave të ISHP-së nga 30 nëntori deri më 9 dhjetor kanë ndërruar jetë 283 pacientë. Shqetësues mbetet edhe mosha e tyre, në mesin e të cilëve kishte edhe një 28 vjeçar nga Shkupi. Në pesë qytetet më të prekura të vendit kanë vdekur afër 1,200.

Nga reagimet të shumta të familjarëve, për vdekjen e të riut 28 vjeç Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor që nesër të hetoj rastin në Shkup.
Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor nesër do të zbatoj mbikëqyrje inspektoriale për rrethanat e vdekjes së 28 vjeçit pacient nga Shkupi, I cili vdiq më 8 dhjetor nga CoVid-19. Ky insketim do të përfshijë të gjithë trajtimin e pacientit që nga mjeku amë deri në kurimin spitalor ku ndërroi jetë – njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

ISHSSH do të inspektoj 25 raste të dyshimta të pacientëve të moshës të mesme dhe të rinj pa komorbiditete që kanë ndërruar jetë nëpër repartet infektive. Vetëm javës së fundit tre raste të tilla hetimesh janë zhvilluar pas kërkesave të familjarëve se nuk kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor përderisa janë trajtuar nëpër Kovdid qendra. Aktualisht hetimet vazhdojnë për 11 raste të vdekjeve në rrethana të dyshimta, thonë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Baby Boo