“Do futen në lojë edhe spitalet rajonale”, Pipero: Ka indikatorë që dëshmojnë se gjatë gushtit do kemi numra të…


Mjeku Pëllumb Pipero
Mundësia për të pasur numra të shtuar të personave të infektuar me Covid-19 gjatë gushtit por edhe në dimër, është shumë e lartë.

Kështu shprehet mjeku Pëllumb Pipero, teksa thotë se jo vetëm qytetarët, por edhe sistemi shëndetësor duhet të mësohet të bashkëjetojë me virusin.

Pjesë nga deklarata e Pipero në Tv syri:

Situata nuk është e mirë, është serioze, për t’u shqetësuar por në asnjë mënyrë nuk mund të themi që është jashtë kontrollit. Po të ishte jashtë kontrollit, nuk do të kishte gjurmim, testim, izolim, shtrime në spital…

Por gjithsesi do të thosha që rastet e shtruara në spital janë serioze dhe duhet të na bëjnë të mendojnë për përgjegjësitë e gjithsecilit. Virusi është ende midis nesh. Në këtë situatë, duke qenë se e konsiderojmë veten të gjithë së bashku, të gjithë në një varkë, duhet të ruhemi maksimalisht duke mbrojtur edhe të tjerët.

Do të futen në lojë edhe spitalet rajonale, Covid-19 do të na shoqërojë për një kohë të gjatë, duhet të mësohemi të bashkëjetojë me të jo vetëm qytetari por edhe sistemi shëndetësor. Sepse ka edhe sëmundje të tjera kronike, vjen gripi stinor. Gjasat janë që ne ende të kemi luhatje me ngritje dhe ulje të numrave pozitivë. Ka indikatorë që dëshmojnë se mund të kemi numra të shtuar gjatë Gushtit, unë mendoj që numrat në këto shifra do luhaten edhe në Gusht.

Baby Boo