‘DO E MARRIM KORÇËN DHE SARANDËN. DO E DJEGIM TIRANËN”, GREKË PROTESTA NË SELANIK


Ekstremistët grekë duken se nuk ndalen me thirrjet rraciste. Mbrëmjen e së premtes raportohet se një grup esktremistësh kanë mbajtur një tjetër protestë në Selanik.

Gjatë protestës është hapur një parrullë “Kacifas je i pavdekshëm”. Ndërsa të pranishmit këndonin në kor: “Do e marrim Korçën dhe Sarandën. Do e djegim Tiranën”.

Kujtojmë se shteti shqiptar ka shpallur 52 persona ‘Non Grata’. Po ashtu ndalimi i futjes në territorin shqiptar është dhënë edhe për eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme si pasojë e thirrjeve raciste anti shqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek Kaciofas në Bularat.

Baby Boo