“Do e haja me sy”, kush është djali që la Beniadën pa fjalë


Dy tatuazhistë u futën ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” për t’iu bërë tatuazhe banorëve.
Por mesa duket gjërat janë më të ndërlikuara, pasi njëri prej tyre e ka lënë Beniadën “gojëhapur”. Ajo e ka pëlqyer aq shumë, por nuk ka munduar t’ia thotë, pasi ka pasur turp.

Këtë e zbuloi vetë modelja gjatë një bisede me Arjolën, duke e cilësuar tatuazhistin shumë simpatik.
“Ai më shikonte mua, unë shikoja atë tjetrin. Nuk e shikoja dot në sy se po ta shikoja, do e haja me sy”, i tha ajo.

Arjola: Pse nuk nejte më shumë te ajo dhoma se do i biesh pishman?
Beniada: Kisha turp
Arjola: Po kur do rritesh? Turp do kesh gjithmonë.
Beniada: Po, kështu jam, kam turp.

Baby Boo