Kush është Emiljano Nina, 23-vjeçari që terrorizoi Dhërmiun


Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. 23-vjeçari që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është arrestuar më herët për disa vepra penale.

Në vitin 2015, ai u arrestua për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në Nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit. Emiljano Nina, në atë kohë 20 vjeç, u arrestua si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Bashkë me të ishte arrestuar edhe Mirsad Kuçanaj.

Konflikti mes disa personave në vitin 2015 nisi për një borxh të pakthyer prej 200 mijë Euro. Nuk dihet se si Emiljano Nina, 3 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, ka fituar lirinë. Gjithashtu, katër muaj para vrasjes së Nikës, në Korrik 2015 Emiljano Nina (Tasho) kishte plagosur me armë Xhevahir Shabanin. /tvklan.al

Baby Boo