Djuric vjen sot në Kosovë


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot do të qëndrojë në Kosovë. Portali KoSSev bën të ditur se ai do të marrë pjesë në mbledhjen solemne të Listës Serbe, që mbahet sot në Mitrovicë.

Ai kishte qëndruar në veri të Kosovës dy herë gjatë prillit dhe pastaj edhe në Mitrovicë (pjesën veriore). Këto vizita u shpeshtuan pas 26 marsit, kur në qendër të Mitrovicës veriore njësitet e ROSU në prani të zyrtarëve më të lartë serbë në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës, udhëheqësve të komunave lokale dhe të institucioneve nga Lista Serbe, pranë Nikolla Selakoviqit, sekretar i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, e arrestoi gjatë pjesës hyrëse të të takimit në Pallatin e Mitrovicës rreth nismës së presidentit të Serbisë për dialogun e brendshëm mbi Kosovën, rikujton KoSSev.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, thekson ky portal, kanë kërkuar për këtë të mërkurë konsultime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, në radhë të parë për shkak të “qëndrimeve të tilla të shqiptarëve që po shkelin negociatat e Brukselit, edhe dialogun dhe të heshtjes së Brukselit”, siç e ka përshkruar politikani kryesor i Listës Serbe, Goran Rakiq, refuzimin e Prishtinës që delegacioni i Kosovës të marrë pjesë në rundin e ri të Brukselit me serbët, e pastaj kanë përsëritur kërkesën që me presidentin “urgjentisht” të takohen për shkak rezolutës për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më herët midis Kosovës e Shqipërisë për “unifikimin e pikave doganore”, transmeton Koha.

Mbledhja do të mbahet në mesditë.

Srpska Lista është partnere në Qeverinë e Ramush Haradinajt , por pas arrestimit të Marko Gjuriqit është deklaruar si palë “në dorëheqje”, raporton ky portal.

Baby Boo