Djemtë e biznesmenëve vrasin 18-vjeçarin jetim! Shkak radha për t’u qethur


Ngjarja e rëndë u shënua rreth një javë më parë, më 14 Janar në rrugën “Drenica” në Podujevë ka tronditur opinionin publik.

Lulzim Fejzullahu 18 vjeç nga Podujeva u përplas me makinë nga dy të rinj dhe më pas u dhunua brutalisht për vdekje me shufër hekuri, grushta e shkelma nga këta të fundit.

Fejzullahu mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit e për pasojë ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Mësohet se autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç. Dy të rinjtë janë djem biznesmenësh në Podujevë. Besim Kadriu babai i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie “security”.

Mësohet se viktima ishte jetim, nuk kishte as nënën e as babain, por vetëm motrën. Mësohet se shkaku që të rinjtë janë konfliktuar ka qenë radha për t’u qethur në një berberhane të qytetit.

Baby Boo