Dje në Prishtinë, sot me familjen, Bekteshi: “Çdo punëtor meriton pushim të dielën”


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbrëmjen e së shtunës e kaloi në Prishtinë, ku siç u njoftua nga partia nga ku vjen, ai dhe funksionarët tjerë të BDI-së, në krye me Ali Ahmetin realizuan takim zyrtar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Por, sot, kur në Maqedoninë e Veriut është ditë jo pune në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore, Bekteshi të dielën e kaloi me familjen.
Duke shpërndarë fotografi me fëmijët dhe bashkëshorten, Bekteshi tregoi shifra se sa punëtorë kanë pushim dhe sa janë në punë me çka do të marrin mëditje më të larta me 50-100%.
Shkrimi i plotë i Bekteshit:

#KUJDESEMI
Me vendimin e fundit, e diela është DITË JO PUNE.
92% e punonjësve kanë kohë të lirë për të kaluar me familjet e tyre.
8% e të punësuarve që punojnë të dielave kanë mëditje më të larta me 50-100%.
Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe të vlerësohet siç duhet
Çdo punëtor ka të drejtë për pushim dhe të dielën ta kalojë me familjen.
Familja mbi të gjitha!

Baby Boo