Dje ndodhi mrekullia, si u shkëput nga prindërit 4-vjeçarja që u gjet në mes të detit


Shpëtimi i një vajze 4-vjeçare, hipur mbi një kamërdare në mes të detit nga një traget udhëtarësh në Rio të Greqisë ishte lajm në mediat botërore. Vajza gjendej disa qindra metra në thellësi të detit, larg vendit ku po bënin plazh prindërit, të cilët të alarmuar për mungesën e saj njoftuan autoritetet.

Vogëlushja u gjet e frikësuar, kapur fort pas kamërdares, por pa probleme shëndetësorë, ndërsa të gjithë e konsideruan këtë ngjarje një mrekulli.
Pyetja kryesore në këtë rast është se si iku vajza nga prindërit?

Pas hetimeve, autoritetet greke zbuluan se ajo ishte duke luajtur në breg të detit me bababin, rreth 500 metra larg vendit ku u gjet nga trageti. Një rrymë e fortë ajri e mori kamërdaren duke e larguar gjithnjë e më shumë nga bregu. Për fat të mirë, dallgët nuk ishin të larta dhe vajza ishte mbajtur fort tek kamërdarja duke bërë që të mos rrëzohej prej andej./abcnews

Baby Boo