Dje deri në orën 18, janë regjistruar 502.000 qytetarë


Regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitet dhe me tempon e dëshiruar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë. Nga atje shtojnë se deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 qytetarë.

“Deri në orën 18:00, janë regjistruar 502.000 persona.Enti shtetëror për statistikë njofton qytetarët se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë të cilat i kanë në lidhje me procesin e regjistrimit të drejtohen në Byronë për regjistrim dhe në numrat e telefonit të publikuara në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk. Suksesi i këtij operacioni statistikor varet prej të gjithë neve dhe është për të gjithë ne”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Baby Boo