Djaloshi shqiptar nga Austria ngriti në këmbë jurinë e “The Voice Kids”

Titel: The Voice Kids; Staffel: 9; Folge: 2; Ausstrahlungszeitraum bis: 2021-03-05; Person: Sefidin; Copyright: SAT.1/Richard Hübner; Fotograf: Richard Hübner; Bildredakteur: Kathrin Baumann; Dateiname: 2173889.JPG; Rechtehinweis: Dieses Bild darf bis eine Woche nach Ausstrahlung honorarfrei fuer redaktionelle Zwecke und nur im Rahmen der Programmankuendigung verwendet werden. Spaetere Veroeffentlichungen sind nur nach Ruecksprache und ausdruecklicher Genehmigung der Seven.One Entertainment Group GmbH moeglich. Nicht fuer EPG! Verwendung nur mit vollstaendigem Copyrightvermerk. Das Foto darf nicht veraendert, bearbeitet und nur im Ganzen verwendet werden. Es darf nicht archiviert werden. Es darf nicht an Dritte weitergeleitet werden. Aneinanderreihung/Zusammenlegung/Kopplung von Bildern zum Zweck der Erstellung von Slide-Shows o.ä. nicht gestattet; Verbindung/Einfügen/Anfügen von Werbung nicht gestattet. Bei Fragen: [email protected] Voraussetzung fuer die Verwendung dieser Programmdaten ist die Zustimmung zu den Allgemeinen Geschaeftsbedingungen der Presselounges der Sender der Seven.One Entertainment Group GmbH.

Sefidin Xhemaj është djaloshi 15 vjeçar që mbrëmë u prezantua në garën e talenteve “The Voice Kids” në SAT1 të Gjermanisë.
Me versionin e tij të këndshëm të këngës “Everthing I Wanted” nga Billie Eilish, talenti shqiptar hapi rrugën e tij drejt garës dhe fitoi zemrat e anëtarëve të jurisë.
Përveç këngës, Sefidini ka edhe tre pasione tjera: Futbollin, beatboxin dhe stilin e veshjes. 15 vjeçari i kushton shumë rëndësi pamjes fizike, veçanërisht frizures, shkruan SAT1.

Si djalë i një floktares, Sefidini e kalon shumë kohën në sallonin e nënës së tij, në Lanzenkirchen, në Wiener Neustadt. Aty ai u befasua nga prezantuesi, Thore Schölermann. Kur Sefidini mori telefonin, vërejti se nuk po flet me ndonjë klient, por ishte Thore i cili e ftoi që të jetë pjesë e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids”.

Me zërin e tij, Sefidini magjepsi jurinë
Para performancës, Dini siç e thërrasin shoqëria, ishte i qetë dhe gjithë këngën e këndoi me sy mbyllur. Ai e pranoi: “Unë e di se lotët do të më rrjedhin sapo që dikush të kthehet me karrige”. Kur hapi sytë, ai vërejti se katër karriget e jurisë ishin kthyer para tij. Kjo e lumturoi atë shumë. Të emocionuar në prapa skenë ishin edhe prindërit e Sefidinit.

Anëtarja e jurisë Stefanie Kloß ishte magjepsur nga performanca e Sefidinit: “Ju ishit aq të qetë sa që nuk dëshiroja të shtypja butonin, sepse nuk doja t’ju shqetësoja”, tha ajo.
Po ashtu edhe anëtari tjetër i jurisë, Michi nga Fanta 2 ishte gjithashtu i impresionuar nga Dini: “Kjo është me të vërtetë mahnitëse për moshën tëndej. Ti, jo vetëm që e këndove këngën, por përcolle emocion. Ti e zotërove skenën. Kjo ishte shumë, shumë larg asaj që pritet nga ti”, shkruan faqja e SAT1.

https://www.sat1.at/tv/the-voice-kids/videos/92-staffel-9-episode-2-blind-audition-2-ganze-folge

Baby Boo