Djali sulmon rëndë nënën e tij!


Policia, dje në orën 22.50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, E.K.(48) ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 20.30 derisa ka qenë duke qëndruar në shtëpinë e saj në Marino së bashku me djalin H.K.(22), djali i saj ka nisur që ta ofendoje dhe në një moment e ka sulmuar edhe fizikisht. Më pas ka vazhduar që t`i kërcënohet se do të vazhdoje fizikisht ta sulmoje, pas së cilës E.K. ka dal nga shtëpia dhe ka shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” ku nga ana e një mjeku iu janë konstatuar lëndime të rënda në trup.

Pas masave të ndërmarra, H.T. është arrestuar në stacionin policor dhe me të njëjtin është kryer bisedë informative, ku pas zbardhjes së rastit do të pasoje padi adekuate penale.

Baby Boo