Djali që ka 149 vëllezër dhe motra shpjegon se si prindërit i “mbajnë mend” emrat e të gjithëve


Një përdorues i TikTok që ka 150 vëllezër dhe motra bashkë, ka zbuluar një hile të mrekullueshme që familja e tij përdor për të kujtuar emrat e të gjithëve.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndoshta është më e thjeshtë sesa mendoni.
Murray Blackmore është nga familja më e madhe poligame në botë, pasi është rritur si Mormonë në një ‘komunitet të vogël të strehuar’ në Kanada.

Ai është pjesë e familjes famëkeqe Blackmore, kryesori i së cilës Winston Blackmore, udhëheqësi i një grupi fetar poligamik Latter Day Saint në Bountiful, Kolumbia Britanike.
Me 27 gra ndërkohë, 64-vjeçari Winston ka jo më pak se 150 fëmijë – i 65-ti prej të cilëve është Murray, i cili rregullisht poston video për familjen e tij të madhe, duke shpjeguar se si është të kesh kaq shumë vëllezër dhe motra.

Baby Boo