Djali nga Reçica e Vogël dhunon prindin e moshuar


htatëdhjetë e tre vjeçari, banorë i fshatit Reçicë e Vogël, më datë 30 maj rreth orës 19.50 minuta, ka paraqitur dhunë familjare, të cilën tre orë më herët e ka kryer dajli i tij 49 vjeçar.

Pas një zënke të shkurtër verbale në shtëpinë e tyre të përbashkët, djali i tij e ka sulmuar fizikisht, duke e grushtuar në pjesën e fytyrës, ku për tu mbrojtur babai ka kapur në dorë një sëpat, dhe është penguar nga pjesëtarët tjerë të familjes që kanë qenë prezent që ta përdor të njëjtën.

Babai i lënduar ka dorëzuar raport mjekësorë për lëndimet e mara, nga Spitali klinik i Tetovës, ndërsa djali i tij është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacion policorë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo